Këngëtari i njohur, Labinot Tahiri, para tre vitesh kishte arritur të sigurojë vota të mjaftueshme për të marrë një ulëse në Kuvendin e Kosovës.
Derisa zgjedhjet e vitit 2021 po afrojnë, Tahiri nuk e ka mohuar të kandidojë për deputet për të tretën herë me radhë.
Këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi në rrjetin social Instagram, derisa ende nuk ka marrë ndonjë vendim konkret.
“Shumë aderime nëpër parti. Akoma nuk kam aderuar. Dikush edhe mund të mos i çmojë vlerat tona( të mijat) e kuptojë , nuk ka dert, sepse në politikë nuk çmohen vlerat, por çmohen interest”, ka shkruar Labi.
Tutje ai theksoi: “Njerëz të dashur, nesër do marrë vendimin tim se ku do të jem, ose nuk do të jam fare në këtë garë”.
Përndryshe artisti theksoi se vendimi tij, ndonëse mund të jetë edhe i padëshirueshëm për shumë persona.