×
  • Showbiz
  • Show

    Labinot Tahiri pozon para një makine të tipit Golf 2: Kënaqësi të kem Golf 2, çfarë na ka bërë pandemia

    Insajderi
    21 April 2021 - 23:08
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Këngëtari i njohur shqiptar, Labinot Tahiri, kohëve të fundit ka qenë më i distancuar në rrjete sociale edhe pse ndiqet nga mijëra njerëz.

    Megjithatë, ai së fundmi ka bërë një postim që mesa duket tregon se ka blerë një veturë të tipit ‘Golf II’.

    Kjo pas situatës së krijuar me COVID-19, që siç shihet ka prekur edhe artistin e mirënjohur.

    “Kënaqësi me pas Golf II. Të paktën sot ata që posedojnë një Golf të tillë më nderojnë. Qe çfarë na ka bërë pandemia, se po dimë të shfaqemi me brende të shtrenjta”.

    “Zgjati masat ministër. Qe dora edhe për ty Z.Vitia, edhe për ish-ministrin gjithashtu qe dora. Labi Kosovë e Shqipërisë”, ka shkruar ai.

    Menjëherë pas postimit, reagimet kanë qenë të shumta nga miqtë e fansat e Labit në hapësirën për komente.

    Si shumë prej artistëve të tjerë, edhe Tahiri ka qenë më i tërhequr nga muzika e po ashtu nuk ka mbajtur ndonjë koncert për më shumë se një vit.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark