×
  • Lajme
  • Lajme

    Lajçak: Marrëveshja në mes Kosovës dhe Serbisë do të jetë marrëveshje ndërkombëtare

    Insajderi
    20 October 2020 - 11:43
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Nëse marrëveshja gjithëpërfshirëse juridikisht obliguese të cilën Serbia duhet ta nënshkruaj me Kosovën nënkupton njohjen e pavarësisë së Kosovës nga ana e Serbisë, atëherë pason edhe ndryshimi i Kushtetutës së Serbisë, shkruan gazeta pro qeveritare serbe “Novosti”.

    Këto vlerësime kanë dhënë për gazetën ekspertët juridikë serb, pas “dilemës” të cilën e ka hapur Mirosllav Lajçak, ndërmjetësuesi i BE në dialog, me deklaratën e tij se “kur negociohet për procese aq të rëndësishme, është logjike se duhet të ndryshohet edhe Kushtetuta”.

    Për shkak të kritikave që kanë pasuar në Serbi pas deklaratës së Lajçakut dhe konstatimit të tij se “Kushtetuta nuk është Bibël”, zëdhënësi i BE Peter Stano ka kumtuar se Laçak ka shpjeguar se çfarë ndodh kur bëhen negociata për marrëveshje ndërkombëtare.

    “Për ta arritur një marrëveshje ndërkombëtare, duhet të shqyrtohen harmonizimet ligjore nga ana e qeverive, duke përfshirë edhe ato në nivelin kushtetute, në mënyrë që të integrohen në rendin e brendshëm juridik dhe kushtetues. Kjo ka të bëjë edhe me Serbinë edhe Kosovën”.

    Profesori serb i marrëdhënieve ndërkombëtare Bojan Millisavljeviq ka thënë se “Kjo deklaratë për marrëveshjen ndërkombëtare vjen nga BE, sepse për ta Kosova është shtet dhe për këtë marrëveshja në mes Beogradit dhe Prishtinës për ta është ndërkombëtare”.

    Për atë se çfarë do të mund të jetë arsye në marrëveshjen gjithëpërfshirëse që Serbia do të duhet ta ndryshojë Kushtetutën, Millisavljeviq thotë se BE po shkon në atë drejtim që ajo marrëveshje të jetë e rrumbullakuar me shtetësinë e Kosovës.

    “Marrëveshja e Serbisë me Kosovën e cila nënkupton një status ndryshe të “krahinës jugore serbe”, siç është në preambulën e Kushtetutës së Serbisë, nuk mund të lidhet pa ndryshime në Kushtetutën e Serbisë. Sepse kjo do të thoshte se çfarëdo marrëveshje ndërkombëtare e Serbisë me Kosovën ku i jepet krahinës sonë statusi i shtetit, duke përfshirë pavarësinë e Kosovës apo pranimin e saj në Kombet e Bashkuara, Gjykata Kushtetuese do ta prishte sepse ajo e shkel Kushtetutën”, thotë Sllobodan Orloviq, profesor i Fakultetit të Drejtësisë në Novi Sad.

    Ai shpjegon se çdo “ndryshim i statusit të Kosovës” nënkupton edhe ndryshimin e Kushtetutës, i cili ndryshim duhet të bëhet me së paku dy të tretat e deputetëve të kuvendit dhe me votim në referendum./Insajeri.org.  

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark