×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Lajçak me emisaren greke bisedojnë për dialogun Kosovë-Serbi

    Insajderi
    25 January 2023 - 09:07
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Me një nga shtetet e pesëshes mosnjohëse të pavarësisë së Kosovës, diplomati evropian i angazhuar për të lehtësuar dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, diskutoi për procesin e normalizimit të marrëdhënieve.

    Lajçak bisedoi me emisaren greke për Ballkanin Perëndimor, të cilën e informoi për ecurinë e bisedimeve derisa theksoi edhe rolin e Greqisë në rajon.

    “Me emisaren e Greqisë për Ballkanin Perëndimor, biseduam për përpjekjet e Bashkimit Evropian për avancimin e normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, si dhe rolin e rëndësishëm që Greqia ka në rajon”, njoftoi Miroslav Lajçak në një cicërimë në Twitter.

    Greqia është një nga pesë shtetet mosnjohëse të BE’së, e cila vazhdimisht i ka dhënë mbështetje dialogut të ndërmjetësuar nga unioni evropian.

    Athina, ndonëse nuk e ka pranuar Kosovën “de jure” me një notë formale të njohjes, ka zhvilluar shkëmbim të madh bilateral me Prishtinë prej kohësh./Insajderi/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark