×
  • Lajme
  • Insajderi

    Lajçak pas takimit me Osmanin u bënë thirrje partive politike të bashkohen për dialogun Kosovë-Serbi

    Insajderi
    02 March 2021 - 09:13

    Miroslav Lajçak, i dërguari special për dialogun Kosovë – Serbi i Bashkimit Evropian pas takimit me ushtruesen e detyrës së presidentit, Vjosa Osmani ka treguar se çfarë është biseduar në takimin me të.

    Në një konferencë për media, Lajçak ka treguar mesazhet për skenën politike kosovare, përcjell Gazeta Insajderi.

    Lajçak ka thënë se me ardhjen e presidenti të ri të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA), Joe Biden do të arrihet qëllimi i njëjtë sikur edhe i Evropës lidhur me Kosovë.

    Po ashtu gjatë kësaj konferencë emisari evropian i ka dhënë mbështetje programit qeverisë së liderit të Vetëvendosjes, Albin Kurti, i cili në zgjedhjet e 14 shkurtit doli fitues.

    “Me ardhjen e presidentit Biden do të arrijmë qëllimin e njëjtë. Mbështetja për programin elektoral të programit të Kuriti dhe Osmani, hapjen e vendeve të reja të punës, ku pas kësaj do të jetë prioritet edhe dialogu”, ka thënë Lajçak.

    Po ashtu , Lajçak është shprehur se e ka të qartë se cilat janë kërkesat e Osmanit dhe Kurit lidhur me procesin e dialogut me Serbinë.

    “Shtetet antare të bashkimit evropian e presin vazhdimin e procesit të dialogut Kosovë dhe Serbi dhe në këtë kontekst kisha një diskutim të qartë se ku jemi në procesin e dialogut dhe cilat janë hapat tjera që I parashohim dhe përfundimi nga këto dy takimi është që dialogu do të vazhdojë por ka një mirëkuptim të qartë”, ka thënë Lajçak.

    Në fund i dërguari i BE-së, ka bërë thirrje partive politike që të bashkëpunojnë mes vete.

    “Dialogu nuk është e vetëm një parti qeverisëse por e të gjithë partive dhe shoqatave dhe zonja president më tha që ndihet njëjtë që do të vazhdojë të ketë takime me partitë politike që t’ia përcjell mesazhin e njëjtë”, ka përfunduar Lajçak. /Insajderi.org

    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark