×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Lajçak shkurt para gazetarëve: Biseduam për më shumë se dy orë me Kurtin, s’jap detaje tjera

    Insajderi
    09 September 2022 - 12:40
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Emisari evropian Miroslav Lajçak i shoqëruar nga dy këshilltarët francez dhe gjerman Jenns Plettner dhe Emmanuel Beaune, ka folur shkurt para mediave pas takimit që patën me kryeministrin Albin Kurti.

    Pas takimit, Lajçak ka folur për mediat, duke thënë se kishin diskutime të thella dhe të rëndësishme me kryeministrin Kurti për ta çuar përpara këtë proces.

    Por, Lajçak ka thënë se nuk mund të japë më shumë detaje.

    “Dy orë diskutuam me kryeministrin Kurti për dialogun dhe mënyrat për të sjellë dinamika të reja dhe ta çojmë këtë proces përpara. Ishin diskutime të thella dhe të rëndësishme, por nuk mund të japim më shumë  detaje”, tha shkurt Lajçak para mediave.

    Përfaqësuesi i Posaçëm të Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak dhe këshilltarët për polikë të jashtme dhe siguri të Kancelarit të Gjermanisë, Olaf Scholz dhe Presidentit të Francës, Emmanuel Macron, Jens Plotner dhe Emmanuel Bonne, pas Kosovës do të udhëtojnë për vizitë në Serbi, po ditën e sotme.

    Ndërmjetësi evropian në dialog, Miroslav Lajçak, bashkë me të dërguarin e SHBA-së për Ballkanin, Gabriel Escobar, qëndruan në Kosovë dhe Serbi edhe në fund të gushtit.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark