Një lajm i mirë për futbollin vjen nga Spanja, raporton Insporti.
Presidenti i La Ligës, Javier Tebas, konfirmoi se situata është në gjendje të mirë dhe mund të fillojnë me lejimin e tifozëve në stadiume që nga dita e nesërme.
“Ne jemi gati për publikun duke filluar që nga dita e nesërme. Shpresoj që nga fundi i sezonit të kemi 20% të stadiumeve të mbushura me tifozë” – deklaroi ai.
Ende nuk ka ndonjë njoftim zyrtar nga La Liga, por siç duket kampionati spanjoll do të jetë i pari nga kampionatet evropiane që do të pres shikuesit nëpër stadiume./Insporti.com/