
Skuadra e Celsea nuk ka arritur të marrë më shumë se një barazim 1-1 në miqësoren e luajtur në Çikago përballë Borussia Dortmundit. Madje, më shumë se rezultati, kampi blu po shqetësohet për dëmtimin e yllit të skuadrës, sulmuesin Christopher Nkunku.
Sulmuesi u dëmtua në minutën e 20-të të takimit pas një ndërhyrjeje të gabuar, duke ndjerë shqetësim në gjurin e tij. Kështu, u detyrua të largohet nga fusha duke i lënë vendin Mudryk. Stafi mjekësor i Chelsea ka nisur nga puna për të parë gjendjen e lojtarit, teksa shpresohet që të mos jetë një dëmtim të rëndë.
“Mjekët po e kontrollojnë atë dhe shpresoj se nuk është një problem i madh. Ai u lëndua në aksion që ishte ndoshta një penallti dhe ndjen diçka në gju, por shpresojmë se nuk është asgjë e madhe”, konfirmoi Pochettino.
Me dëmtimin e Nkunku-s, rriten shanset që Armando Broja të ketë hapësirë në skuadër blu të Londrës. Sulmuesi i kombëtares së Shqipërisë, ka lënë pas dëmtimin e tij dhe duket se është i gatshëm që të bashkohet me skuadrën në stërvitje për të qenë nën urdhrat e trajnerit Pochettinos.