Kombëtarja e Kosovës do të jetë jashtëzakonisht e hendikepuar në dy ndeshjet e fundit kualifikuese për Euro 2024.
Vedat Muriqi do të jetë mungesa tjetër e madhe e “Dardanëve” për duelet ndaj Zvicrës e Bjellorusisë.
Pas ekzaminimeve të fundit u zbulua shkalla e lëndimit të sulmuesit shtatlartë, i cili pësoi tërheqje muskulore në ndeshjen e fundit ndaj Izraelit.
Dhe, sipas mediave spanjolle, “Pirati” i Mallorcës do të mungojë 4-6 javë.
Kështu, krahas dy ndeshjeve me Kosovën, Muriqi s’do të jetë në dispozicion as në ndeshjet e ekipit spanjoll kundër Atletico Madridit, Alavesit, Sevillës dhe Cadizit..