×
  • Sport
  • Sport

    Lajm i mirë: Blendi Idrizi rikthehet në fushë

    Insajderi
    26 October 2021 - 22:48

    Mesfushori i Përfaqësueses së Kosovës, Blendi Idrizi është rikthyer për të luajtur, pas lëndimit dy muajsh që e mbajti jashtë fushës, transmeton Insporti.

    23 vjeçari u rikthye javën e kaluar në sfidën SChalke – Dynamo Dresden, por qëndroi vetëm në bankë.

    Ai sot ka luajtur në kuadër të Kupës së Gjermanisë, ku Schalke 04 pësoi humbje në udhëtim te Munich 1860 me rezultat minimal 1-0.

    Idrizi u paraqit për 13 minuta me fanellën bardhekaltër.

    Idrizi lëndua me 13 gusht në ndeshjen Schalke – Aue dhe që nga ajo kohë ishte jashtë fushave.

    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark