×
  • Lajme
  • Aktuale

    Lajmërohet drejtoresha që i ‘detyroi’ mësimdhënëset që të marrin pjesë në takimin me Albulena Haxhiun, ka një shpjegim tjetër

    Insajderi
    26 November 2022 - 23:03
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Është lajmëruar drejtoresha e shkollës në Gjilan, Dashurie Leka Shaqiri, e cila ftoi të gjitha mësimdhënëset gra që të jenë pjesë në takimin me ministren e Drejtësisë, Albulena Haxhiu. E njëjta ka dhënë një shpjegim për Gazetën Insajderin për ftesën e dërguar më 25 nëntor.

    “Nesër të gjitha mësimdhënëset (femrat) janë të ftuara, njëkohësisht edhe të obliguara nga DKA-ja që të jenë pjesëmarrëse në takimin me ministren e Drejtësisë, Albulena Haxhiun”, thuhet në ftesën e saj të bërë sonte pas orës 20:00, të cilën e ka siguruar Gazeta Insajderi.

    Kjo ftesë siç shkruan është bërë urdhër të drejtorisë së Arsimit në komunën e udhëhequr nga Alban Hyseni i Lëvizjes Vetëvendosje.

    Leka-Shaqiri i tha Gazetës Insajderi se nuk ka detyruar asnjë mësimdhënëse me asnjë urdhëresë, vetëm kam përcjell informacionin nga DKA-ja.

    Tutje, ajo ka shtuar se për shkak të një rasti të vdekjes nuk kam pasur mundësi që t’i njoftoj mësimdhënësit gjatë orarit të punës dhe për të mos mbetur me vonesë të informuar, njoftimin e kam bërë në orën 20:23

    Shpjegimi i plotë dhënë Insajderit:

    Unë, Dashurije Leka Shaqiri, drejtoreshë e shkollës “Nazmi Hoxha” në Gjilan demantoj lajmin e publikuar nga portali juaj, të datës 25 nëntor në ora 23:12 me titull “Drejtoresha e një shkolle në Gjilan me urdhër të drejtorisë së Arsimit i detyron mësimdhënëset që të marrin pjesë në takimin me Albulena Haxhiun”.
    Unë nuk e kam detyruar asnjë mësimdhënëse me asnjë urdhëresë. Kam njoftuar mësimdhënëset duke përcjellur informacionin nga DKA-ja, informacion i cili na ka ardhur të gjithë drejtorëve të shkollave. Për shkak se kam pasur rast vdekje në ditën e djeshme nuk kam pasur mundësi që t’i njoftoj mësimdhënësit gjatë orarit të punës dhe për të mos mbetur me vonesë të informuar, njoftimin e kam bërë në orën 20:23.
    Përmes bartjes së këtij njoftimi nga DKA te mësimdhënësit e shkollës, unë vetëm kam kryer detyrën dhe përgjegjësinë time që më takon si drejtoreshë e shkollës.
    Këtë e dëshmon edhe fjala ime publike në aktivitetin e sotëm që është mbajtur në Teatrin e Qytetit në Gjilan, të cilën mund ta gjeni në portalet lokale të komunës.
    Ju lutem ta publikoni demantin tim!

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark