×
  • Showbiz
  • Show

    Lajmërohet Fjolla Morina pasi gjykata e la në burg

    Insajderi
    02 March 2021 - 17:37
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Këngëtarja e njohur, Fjolla Morina e cila prej më shumë se një muaji ndodhet në arrati, vijon të jetë shumë aktive në rrjetet sociale duke i bërë karshillëk policisë.

    Së fundmi, ajo ka publikuar në Instagram një foto dhe video ku shihet së bashku me miken e saj dhe partnerin Fisnik Syla.

    Krahas një videoje, Fjolla shkruan: Kiss (puthje) prej neve.

    Kujtojmë se Gjykata ndryshoi masën nga ‘arrest shtëpie’ në ‘arrest me burg’ për këngëtaren e cila shkeli masën dhe prej një muaji ndodhet në arrati.

    Këngëtarja u arrestua disa muaj më parë pasi u kap me armë në çantë në përpjekje për të kaluar kufirin nga Kosova në Shqipëri.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark