×
  • Lajme
  • Lajme

    Lajmërohet ish-prokurori Elez Blakaj, thotë se po merr kërcënime me emra anonim

    Insajderi
    20 October 2022 - 18:52
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Është lajmëruar ish- prokurori i Prokurorisë Speciale, Elez Blakaj, i cili nuk “u bë i gjallë” që prej muajit marsi të këtij viti kur kritikoi ashpër ish- kryeprokurorin, Aleksandër Lumezi. Përmes një postimi të bërë në rrjetin social, Facebook, ish-prokurori ka njoftuar se po kërcënohet.

    Blakaj bën të ditur se këto kërcënime po vijnë nga emra anonim, por thekson se nuk do të merret me ta.

    Derisa, ai kërcënuesëve ua jep edhe një këshillë; ‘që të lexojnë më shumë’.

    Reagimi i plotë:

    Këshillë “trimave” të facebook-ut me emra anonim dhe “ekspertëve” pa identitet, kot e keni se nuk merrem me ju! Provoni të lexoni të paktën 25 minuta në ditë, ju siguroj se do ta shëroni vetvetën!

    Ndërsa për ata të cilët qëndrojnë pas jush, të jeni të bindur se përveç që janë duke abuzuar me ju, shumë shpejtë si leckë do t’ju hudhin në koshin e plehrave sepse kjo është e tëra çfarë mund t’ju ofrojnë!

    Ndryshe, ish-prokurori Blakaj u lirua nga detyra në vitin 2018 me vendim të Presidentit të atëhershëm, Hashim Thaçi.

    Përmes disa postimeve në rrjetin social, Facebook, në shkurt të këtij viti, Blakaj kritikoi ashpër ish-kryeprokurorin Aleksandër Lumezi, pasi sipas tij është për keqardhje që edhe pas përfundimit të mandatit ai do të vazhdojë të marrë me shumë se 2 mijë euro nga buxheti i shtetit.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark