×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Lajmërohet Martin Berishaj, lëshon deklaratë nga Zagrebi për paratë e marra nga Beogradi

    Insajderi
    18 January 2023 - 18:14
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Ambasadori i Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj ka reaguar pas hulumtimeve të njëpasnjëshme të Gazetës Insajderi. Berishaj tha se nuk është pronar e as aksionar në asnjë ndërrmarrje në Kosovë, Mal të Zi, rajon e as në botë.

    Përmes një statusi në Facebook, Berishaj deklaroi se nuk ka fshehur e as nuk ka deklaruar rrejshëm pasurinë.

    Berishaj tha se kompania Zaslon L.C.C. dhe Myloja sh.p.k nuk janë në pronësinë e tij.

    Ndërsa, për kompaninë MB consulting d.o.o. në Mal të Zi tha se nuk ka pasur qarkullim që nga viti 2020.

    MB consulting d.o.o. në Mal të Zi nuk ka pasur aktivitet që nga vitit 2020 dhe ka qenë në proces të mbylljes, nuk ka pasur arsye të deklarohet si pronë. MB consulting d.o.o. si person juridik ka pranuar të hyra në periudhën 2017-2020, dhe të gjitha transaksionet janë bërë në mënyrë transparente përmes llogarisë bankare, dhe janë paguar të gjitha tatimet sipas legjislacionit në fuqi. Në lidhje me pretendimet e ngritura, Prokuroria atje ka zhvilluar hetimet, dhe ka mbyllur rastin sepse nuk ka gjetur asgjë nga pretendimet. Prandaj, akuza se jam nën hetime në Mal të Zi është e pavërtetë, sepse kjo është një çështje e mbyllur tashmë“, ka shkruar Berishaj.

    Kurse, për ndërrmarrjen MB consulting sh.p.k. në Kosovë tha se ishte aksionar deri në 13 tetor 2021 dhe se pastaj ka bërë bartjen e aksioneve tek dikush tjetër.

    Në datën e deklarimit të pasurisë me 13 janar 2022 (tre muaj pas heqjes dorë nga pronësia), unë nuk kam qenë aksionar në këtë kompani, dhe nuk kam pasur se si ta deklaroj si pronë timen.

    Ndërsa sa i përket deklarimit dhe pagesës së tatimeve, kompania MB consulting sh.p.k. ka deklaruar të gjitha detyrimet tatimore sipas legjislacionit në fuqi, në Adminsitratën Tatimore të Kosovës. Pagesa e një pjese të detyrimeve është bërë nga kompania që është person juridik, kurse pjesa tjetër vazhdon të paguhen nga kompania që tash është në pronësi të tjetërkujt. Kushdo që kupton nga kontabiliteti, e din që borxhi tatimor nuk ka fare të bëjë me shmangie tatimore, gjë për të cilën po shpifet kundër meje. Prandaj edhe kjo e pavërtetë bie në ujë, sepse asnjëherë nuk ka pasur shmangje tatimore, por bëhet fjalë për borxh tatimor, i cili është deklaruar nga vetë ndërmarrja, dhe vazhdon të paguhet“, tha ambasadori Berishaj.

    Berisha u deklarua edhe për kompanin GEN, për të cilën Gazeta Insajderi ka arritur të sigurojë komplet transaksionet bankare dhe ka zbuluar se kompania GEN, dega e saj në Serbi, gjatë viteve 2015-2022 ka derdhur mbi 1 milion euro në xhirollogarinë e MB Consulting, biznes ky në pronësi të Martin Berishajt, ambasadorit të Kosovës në Kroaci.

    Ai i quajti këto akuza të pavërteta dhe të pabaza.

    Akuza e insinuata se gjoja kompania GEN-I qenka ndërmarrje serbe, është tërësisht e pavërtetë gjithashtu. Ndërmarrja GEN-I, trgovanje in prodaja električne energije, d.o.o. Krško, Slloveni, është kompani me të cilën kam pasur marrëdhënie kontraktuale si këshilltar në kohën kur nuk isha as shtetas i Republikës së Kosovës. Kjo kompani është kompani sllovene e cila për themelues ka kompaninë GEN ENERGIJA d.o.o. e cila është në pronësi të plotë të Republikës së Sllovenisë, dhe ka filiale nëpër shumë shtete në rajon, ngjashëm sikurse ka ta zëmë edhe NLB Banka, e cila përveç filalave në Slloveni, ka degë edhe në Prishtinë, Shkup, Beograd, etj.

    Prandaj pretendimi se GEN-I është kompani serbe, është gënjeshtër e pastër, që për qëllim ka mjegullimin e opinionit publik, dhe krijimin e situatave të paqena, me synimin e vetëm, sulmin dhe denigrimin e karakterit tim“, ka shkruar tutje Martin Berishaj në Facebook.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark