×
  • Sport
  • Sport / Insporti

    LAJMI I FUNDIT: Emir Sahiti nënshkruan kontratë katër vjeçare me gjigantin kroat

    Insajderi
    23 June 2021 - 19:12
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Talenti i kosovar, Ermir Sahiti, është rikthyer te skuadra e Hajdukut të Splitit, pas shkëlqimit në sezonin e kaluar me klubin e Sibenikut, në elitën e futbollit kroat.

    Me përfundimin e huazimit 22-vjeçari u kthye te klubi kuqeblu, që i bëri ofertë shqiptarit për të rinovuar.

    Nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare, Sahiti bëri me dije se sot është arritur marrëveshje dhe sulmuesi anësor ka nënshkruar deri në qershor të vitit 2025. Shqiptari shënoi 7 golave në 33 ndeshje me Sibenikun në sezonin që sapo u mbyll.

    “Është një ndjenjë e mirë të kthehem në shtëpi, në Hajduk. Jam i motivuar maksimalisht dhe shpresoj ta ndihmoj ekipin. Jam shumë i lumtur. Një vit huazim ne Sibenik për mua ishte vërtetë i mirë për mua. Luajta shumë ndeshje dhe erdha në formë”, shkroi Sahiti.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark