×
  • Sport
  • Sport

    LAJMI I FUNDIT: Emir Sahiti shumë pranë firmës me gjigantin gjerman!!

    Insajderi
    25 June 2022 - 14:40

    Hamburgu është shumë afër shitjes së Josh Vagnomanit, 21-vjeçait i cili do t’i bashkohet Stuttgartit për afër shtatë milionë euro.

    Kjo do t’i hapë rrugë transferimit të Emir Sahitit, që luan te Hajduku i Splitit në Kroaci.

    “Abendblatt” ka shkruar të shtunën se skuadra gjermane, Hamburgu, tani është gati t’i shpenzojë 3.5 milionë euro për kartonin e reprezentuesit të Kosovës, por po e pret kompletimin e shitjes së Vagnomanit.

    23-vjeçari Sahiti ka zhvilluar 39 ndeshje në të gjitha garat në sezonin e kaluar me Hajdukun e Splitit. Shënoi shtatë gola dhe pati pesë asistime.

    Me Përfaqësuesen e Kosovës e ka një ndeshje të zhvilluar.

    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark