×
Insajderi / Insajderi

LAJMI I FUNDIT: Isa Mustafa në Hagë, përmes një shkrimi zbulon arsyet e shkuarjes atje

Insajderi
05 November 2022 - 10:13
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

Ish-kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, në fillim të kësaj jave zbulon se ka qenë në Hagë.

Ai tregon se atje ka shkruar për t’i vizituar ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

“Në fillim të kësaj jave vizitova ish krerët e UÇK-së dhe drejtuesit e institucioneve më të larta të Republikës së Kosovës për një kohë të gjatë dhe shumë të rëndësishme të shtetndërtimit, Presidentin Hashim Thaçi, dhe kryeparlamentarët Kadri Veseli e Jakup Krasniqi, të cilët po mbahen bashkë me luftëtarë tjerë në paraburgim në Hagë”, ka shkruar Mustafa në shkrimin e tij, transmeton Gazeta Insajderi.

Lexo edhe:

Mustafa thotë se e gëzoi fakti se të gjithë i gjeti mirë.

“Mund të jem pajtuar apo të mos jem pajtuar me njërin apo tjetrin për konceptet partiake e të qeverisjes, por është e pamohueshme trimëria dhe kontributi i tyre në mbrojtjen e popullatës në zonat më të ashpra të luftës dhe zëdhënien për masakrat çnjerëzore nga ushtria dhe shteti i Millosheviçit, ashtu siç është i pamohueshëm edhe kontributi për paqe në Konferencën e Rambujesë, në transformimin e UÇK-së menjëherë pas lufte, në negociatat e Vjenës për shtet të pavarur, në shpalljen e pavarësisë dhe në ndërtimin e institucioneve demokratike”, shkrun tutje ai.

Derisa uron “që nga ky proces, që u iniciua nga konstruksionet e rrejshme ruse-serbe në Raportin e Dick Martit, të fitojë drejtësia”!/Gazeta Insajderi/

Lexo edhe:

OP-ED
Nga Rubrika
Insajderi
01 September 2023

© 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark