×
  • Lajme
  • Insajderi

    Lajmi i fundit, Komuna e Kamenicës ia rrëzon shtëpinë një mërgimtari

    Insajderi
    19 October 2022 - 15:35
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Inspektorati i Komunës së Kamenicës ka nisur t’ia rrënojë sot shtëpinë një mërgimtari në lagjen “Jehona”, meqë i njëjti kishte filluar ndërtimin e shtëpisë pa u pajisur me leje ndërtimore nga Drejtori e Urbanizimit.

    Mediat lokale kanë publikuar fotografi dhe video, ku shihet pronari i shtëpisë dhe citohet të ketë thënë se nga sot do t’i largojë fëmijët nga shkolla në Kosovë dhe se s’do të jetojë më këtu.

    Në vendngjarje kanë dalë edhe ekipet e Policisë.

    “Pronari i shtëpisë që pritet të rrënohet nga Inspektorati: Jam mërgimtar dhe që nga sot unë i çlajmëroj fëmijët nga shkollat këtu. Krejt çka kam pasur i kam investuar në këtë shtëpi. S’mund të jetoj më këtu…”, citohet të ketë thënë mërgimtari.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark