Familjarët kanë njoftuar se pasditen e 5 tetorit u nda nga jeta në moshën 94-vjeçare Sulejman Maliqati, “Nderi i Kombit”.
Ai njihej si “macja e zezë” e portës shqiptare dhe u kthye në legjendë në vitet ’50-’60.
Megjithë përkujdesjen e mjekëve, gjatë ditëve të fundit, pas dëmtimeve të pësuara nga një rrëzim, ai u nda nga jeta duke lënë pas trishtim e dhembje.
Maliqati ka hyrë në librin e artë të futbollit tonë, si portieri fluturues, mbrojtësi i shkëlqyer i portës, pjesë e ekipeve të Besës së Kavajës, Partizanit, Lokomotivës dhe ekipit kombëtar.