19:33 - 02 Shkurt 2023

Skuadra e Sampdorias që bën gara në Serie A mund të ballafaqohet po ashtu me heqje të pikëve, pasi nuk ka paguar disa prej futbollistëve në tre muajt e fundit të vitit 2022, raportojnë të enjten mediat në Itali.

Ka grumbulluar vetëm nëntë pikë në 20 ndeshje. “Gazzetta dello Sport” shkruan se Sampdoria u ka lojtarëve e stafit borxh prej 11 milionë eurove.

Pronari Massimo Ferrero është pronar i Sampdorias prej qershorit të vitit 2014. Ai ka tentuar që ta shesë klubin, por nuk ia ka arritur një gjëje të tillë. Javë më parë, Juventusi u dënua me heqjen e 15 pikëve.

Sampdoria aktualisht është në pjesën e parafundit të tabelës.