×
  • Sport
  • Sport

    Lajmi i Fundit: Sergio Ramos tërhiqet nga Kombëtarja e Spanjës

    Insajderi
    23 February 2023 - 18:51
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Sergio Ramos ka lëshuar një deklaratë për t’i dhënë lamtumirën e tij të detyruar me Kombëtaren e Spanjës pas një telefonate nga Luis de la Fuente.

    Mbrojtësi i njohur nuk ishte ftuar as nga Luis Enrique në kampionatin e fundit botëror që u mbajë të Katar.

    Vendimi i tij ka ardhur, pasi që përzgjedhësi aktual i Spanjës, Luis de la Fuente, ka vendosur të mos e ftojë më, pa marr parasysh se ku luan, apo si është forma e tij.

    Letra e plotë nga Sergio Ramos

    Ka ardhur koha, koha për t’i thënë lamtumirë Kombëtares së Spanjës. La Rojas. Sot në mëngjes mora një telefonatë nga menaxheri aktual i Kombëtares, i cili më tha se nuk llogarit dhe se nuk do të llogarisë tek unë, pavarësisht nivelit që mund të tregoj apo si vazhdon karriera ime sportive. Me keqardhje të madhe, është fundi i një rrugëtimi që shpresoja se do të ishte më i gjatë dhe që do të përfundonte me një shije më të mirë, për nivelin e treguar dhe të gjitha sukseset që kemi arritur me La Rojan tonë.

    Besoj me përulësi se kjo trajektore e meritonte të përfundonte me një vendimi personal, apo sepse performanca ime nuk ishte në atë që meriton Kombëtarja jonë, por jo për shkak të moshës apo arsyeve të tjera që, pa i dëgjuar, i kam ndjerë. Sepse të qenit i ri ose më pak i ri nuk është një virtyt apo defekt, është thjesht një karakteristikë e përkohshme që nuk lidhet domosdoshmërisht me performancën apo aftësinë. Unë i shikoj me admirim dhe zili Modricin, Messin, Pepen… thelbin, traditën, vlerat, meritokracinë dhe drejtësinë në futboll. Fatkeqësisht nuk do të jetë kështu për mua, sepse futbolli nuk është gjithmonë i drejtë dhe futbolli nuk është kurrë vetëm futboll”.

    Për të gjitha këto, duhet ta pranoj me trishtim dhe ta ndaj me ju, por me kokën lart dhe shumë mirënjohës për gjithë këto vite dhe për gjithë mbështetjen tuaj. Unë marr me vete kujtime të pashlyeshme, të gjithë titujt për të cilët kemi luftuar dhe festuar së bashku, dhe krenarinë e jashtëzakonshme për të qenë lojtari spanjoll me më shumë paraqitje. Kjo mburojë, kjo bluzë dhe këta tifozë, të gjithë ju, më kanë bërë të lumtur. Do të vazhdoj të bëj tifo për vendin tim nga shtëpia me emocionin e personit të privilegjuar që ka mundur ta përfaqësojë me krenari 180 herë. Faleminderit nga zemra për të gjithë ju që keni besuar gjithmonë në mua!./telegrafi

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark