×
  • Lajme
  • Insajderi

    Therrje me thikë në mes disa personave në Matiçan

    Insajderi
    05 July 2022 - 18:51
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Një ngjarje e rëndë sapo ka ndodhur në rrugën “Muharrem Fejza” në lagjen Mati në Prishtinë.

    Dyshohet se dy persona janë lënduar me thikë dhe se të njëjtëve i është ofruar trajtim mjekësor.

    Lajmin për Insajderin e ka konfimuar Agron Borovci, zëdhënës i Policisë për rajonin e Prishtinës.

    ”Rreth orës 18:00 është raportuar për një therje me thikë të ndodhur në rrugën “Muharrem Fejza” në lagjen Mati në Prishtinë, menjëherë pas marrjes së informacionit policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe nga të dhënat e   para dyshohet për dy persona të lënduar nga mjeti i mprehtë ( thikë) të cilëve u është ofruar trajtimi mjekësor”.

    Borovci ndër të tjera tha se i dyshuari aktualisht gjendet në statcionin policor.

    ”Një i dyshuar  që dyshohet të jetë i implikuar në rast, është shoqëruar për në stacionin policor. Ndërkohë që policia ka iniciuar një hetim me qëllim sqarimin e rrethanave të rastit”, tha Borovci për Insajderin.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark