×
  • Lajme
  • Lajme

    Lamtumira e 130 ushtarëve amerikanë për familjarët para nisjes për Kosovë

    Insajderi
    14 May 2017 - 22:10
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Edhe pse nuk po nisen në një vend ku ka luftë, ushtarët amerikanë në fotografitë e publikuara teksa largohen për mision, shihen duke qarë dhe duket sikur të jenë nisur në front të luftës e mbase për të mos u kthyer më.

    130 anëtarët e batalionit të parë, të regjimentit të 185-të të aviacionit i kanë thënë lamtumirën familjes, shokëve dhe të dashurve para se të nisen për detyrë në Kosovë si pjesë e operacionit të përbashkët mbrojtës.

    Përderisa nuk është asnjëherë e lehtë të thuash lamtumirë për një periudhë të gjatë kohore, përafërsisht 10 muaj në këtë rast, të dielën duke qenë dita e nënës në Amerikë vetëm sa e ka bërë më të vështirë për ta të ndahen nga përqafimet, shkruan Daily Journal.

    “Është qetësuese, në një mënyrë. Ata janë një pjesë e arsyes pse unë e bëj këtë”, ka thënë rreshtorja Ashley Snyder në lidhje me largimin nga burri i saj dhe dy fëmijët.

    Burri i Ashleyt, Nick, është gjithashtu ushtar. Kjo është hera e parë që ata nuk janë në detyrë së bashku, dhe hera e parë për atë të largohet si nënë.

    “E bën shumë më të vështirë, por ata janë të fortë”, thotë ajo.

    Snyder ka qenë më parë për detyrë në Kosovë në vitin 2007 dhe ka qëndruar për 14 muaj në Irak në vitin 2003.

    Kapelani i këtij divizioni, Shawn Earles, e ka quajtur këtë largim si të ëmbël dhe hidhur, duke shpresuar në kthimin e sigurt.

    “Kjo është ajo çfarë ne bëjmë. Si një kapelan, ne i shërbejmë Zotit dhe vendit. Ne po shikojmë para në përfundimin e misionit tonë, të kthejmë që të gjithë në shtëpi të sigurt dhe të kthehemi te familjet tona”, ka thënë ai.

    Gruaja dhe djali i Naason ishin të përlotur përderisa po i thoshin lamtumirat e tyre, dhe thanë që do ta prisnin aty deri sa ushtarët të kthehen.

    Edhe një shef oficer, John Bremseth, i cili po largohet për herë të parë si baba, thotë që largimi nuk është asnjëherë i lehtë, kthimi në shtëpi është i ëmbël dhe shpërblim.

    “Jam larguar dhe më parë, por kjo është hera e parë si baba. Kjo e bën edhe më të vështirë por është edhe më keq për gruan time”, ka thënë Bremseth.

    Gruaja e tij së bashku me dy fëmijët e shikojnë atë tek sa i ngarkon çantat në autobus për tu larguar.

    “Është shumë pikëlluese, por është gjithashtu një pjesë e rëndësishme e të qenit një familje ushtarake”, thotë ajo.

    Njësia 185 do të ofrojnë mbështetje të krahut rrotullues të aviacionit duke përdorur helikopterët “Black Hawk” gjatë qëndrimit të tyre në Kosovë.

    Ata pas trajnimit do ti bashkohen operacioneve të NATO-s të dizajnuara për mbështetje të përpjekjeve ndërkombëtare për të ndërtuar paqe dhe stabilitet në regjion.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark