
Mbrojtësi i Athletic Bilbaos, Aymeric Laporte, ka treguar se do të refuzonte çfarëdo oferte që do t’i vinte nga Barcelona. Kështu ka deklaruar vetë talenti francez në një intervistë për ‘Telefoot’, raporton Insajderi.
Francezi 21 vjeçar është i lidhur me një kalim tek Barcelona për një kohë të gjatë, me blaugranët që e duan atë si zëvendësim afat-gjatë të ish kapitenit Carles Puyol që u pensionua nga futbolli para dy vitesh.
Por, lojtari nuk është shprehur i gatshëm ta bëjë këtë lëvizje.
“Barcelona është njëra prej skuadrave më të rëndësishme në botë por unë do ta refuzoja ofertën e tyre”, tha mbrojtësi i Athletic Bilbaos.
Ai tha se ka shumë vite përpara në karrierë dhe dëshiron që shumë prej tyre ti kalojë në Bilbao, pasi aty ndihet i lumtur. Laporte është kapiten i përfaqësueses së Francës nën 21 vjeç dhe konsiderohet si një nga talentet më me perspektivë në Evropë.