Andrea Pirlo pritet të largohet nga Juventusi në fund të këtij sezoni, raporton Insporti.
Forma jo e mirë në kampionat dhe eliminimi nga Porto në Ligën e Kampionëve kanë bërë që Angelli të mendojë ndryshim në pankinën e “Zonjës së Vjetër”.
Kandidati kryesor për të marrë drejtimin e Juventusit është Max Allgeri, i cili drejtoi klubin nga viti 2014 deri në 2019.
Përveç Allegrit, në listën e kandidatëve janë edhe Zinedine Zidane dhe Gattuso, i cili do të jetë agjent i lirë këtë verë.