
Doktoresha Pupovci, ka falënderuar bashkëpunëtorët e saj për momentet e mira që i kanë dhuruar gjatë kohës sa ishte pjesë e kësaj partie.
“Meqë shumë herë për këto vite ju kam shqetësuar duke kërkuar votë për Lëvizjen Vetëvendosjen, ju njoftoj se që nga sot unë nuk jam më anëtare e kësaj lëvizje”.
“Falenderoj të gjithë bashkëpunëtorët e mi në Komitetin për arsim, në Komitetin për shëndetësi, anëtarët e Këshillit të Prishtinës dhe të gjithë aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje për bashkëpunimin dhe momentet e mira që më kanë dhuruar. Shpresoj që prurjet e reja brenda Lëvizjes të jenë të qëlluarat”, ka shkruar ajo.
Ndryshe, Hatixhe Latifi-Pupovci, ishte një nga vëzhgueset e caktuara nga familja Dehari në autopsinë e Astrit Deharit.