Drita e ka mbyllur edicionin 2021/22 si nënkampione e Kosovës në futboll.
Përkundër se ishte pretendent për titull nga fillimi, skuadra nga Gjilani nuk arriti ta arrijë synimin e saj.
Nga edicioni i ardhshëm, priten disa ndryshime në kampin bardhekaltër.
Burime të FrontOnline mësojnë se Alban Dragusha tashmë është larguar nga pozita e ndihmëstrajnerit.
Dragusha ishte emëruar në këtë pozitë në verën e vitit 2019.
Më parë, Dragusha ka punuar si trajner te skuadra e KEK-ut dhe Ramiz Sadikut, ndërsa ka pasur një karrierë të suksesshme si futbollist duke luajtur në Kosovë, Shqipëri dhe Suedi.