×
Show

Larja e shpeshtë dëmton organizmin

Insajderi
25 June 2017 - 17:53
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

Se sa shpesh duhet larë është e vështirë për t’u konstatuar për shkak se çdo njeri ka lëkurë të ndryshme dhe normalisht organizëm të ndryshëm.

Disa krijesa të vogla, ku përfshihen baktere, viruse dhe mikrobe jetojnë në lëkurë dhe brenda trupit të njeriut dhe janë shumë të rëndësishme për mirëqenien e shëndetit. Këto krijesa me një emër quhen mikrobiom.

Pa këto, sistemi imunitar, tretja dhe madje edhe zemra do të humbte funksionet apo do ndalej së punuari, shkruan Business Insider.

Ekzistojnë prova indirekte që thonë se dushi dobëson mikrobiomin tuaj, gjë që dëmton shëndetin tuaj të lëkurës.

Njerëzit që kanë probleme të lëkurës, të tilla si ekzema, duhet të shmangin dushin e përditshëm. Gjithashtu, nëse vuani nga lëkura e ndjeshme e irrituar apo skuqur, duhet të mos përdorni ujë të nxehtë.

Larja përditshme e lëkurës largon bakteret e mira dhe të dobishme që mbajnë lëkurën tuaj të shëndetshme. Këto baktere veprojnë si një mburojë ndaj baktereve të dëmshme dhe ndihmojnë në ruajtjen nga toksinat e kemikateve të dëmshme të sapunëve, parfumeve dhe produkteve të tjera të kujdesit personal. /Insajderi.com

OP-ED
Nga Rubrika

© 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark