×
  • Lajme
  • Insajderi

    Lauka: Driton Selmanaj përfaqëson “derrin e kënaqun”, ndërsa Saranda Bogujevci “Sokratin e vuejtun”

    Insajderi
    21 November 2020 - 23:21
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Ish-ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Islam Lauka ka reaguar ndaj deklaratës së zëvendëskryeministri, Driton Selmanaj, rreth temës së të pagjeturëve.

    Përmes një postimit të tij në Facebook, Lauka ka thënë Saranda Bogujevci mbijetoi për të treguar të vërtetën, ndërsa Selmanaj përfaqëson heshtjen e blerë për krimet serbe.

    “Saranda Bogujevci rrnoi për me tregue atë të vërtetë që nëna dhe vëllezërit e saj nuk arritën ta thonë. Ajo përfaqëson zërin e tyre dhe të të gjithë viktimave të dhunës shtetërore serbe në Kosovë.Driton Selmanaj përfaqëson “heshtjen e blerë” për krimet e djeshme serbe dhe vullnetin politik për pazaret e sotme me Serbinë, të një klase politike, të zvetënuar moralisht”, ka shkruar Lauka.

    Sipas Laukës, Selmanaj përfaqqëson ftyrën e kastës së paligjshmë qe janë të etur për pushte.

    “Për pikën e parë, mendoj se fytyra e Saranda Bogujevcit është fytyra e Kosovës së martirizuar dhe e dhëmbjes së pafund njerëzore, por edhe e nderit, krenarisë dhe dinjitetit të femrës shqiptare, ndërsa ajo e Driton Selmanajt është fytyra e kastës së paligjshme dhe mujshare të Kosovës, e kapluar, siҫ thotë Kadare, nga tri babëzi-etja për para, për pushtet dhe për lavdi”, ka shkruar Lauka.

    “Po të flasim me gjuhën e Migjenit tonë të madh, Driton Selmanaj përfaqëson “derrin e kënaqun”, ndërsa Saranda Bogujevci “Sokratin e vuejtun.Mbahu, si gjithmonë, Saranda Bogujevci, me ty jemi, një popull e një komb i tërë”

    Lauka për mospjesëmarrjen e Hotit në komisionin parlamentare për të pagjeturit, ka thënë se ai dhe vatësit e tij duhet ta kuptojnë se as ata, as Makroni, nuk janë mbi Kuvendin e Kosovës.

    “Ka ndodhur që ministrat e qeverisë Hoti kanë refuzuar të shkojnë në mbledhjet e komisioneve parlamentare, por edhe kur kanë shkuar, me arrogancë ua kanë imponuar kohën e qëndrimit të tyre aty. Vetë Hoti u largua dje nga Kuvendi me pretekstin e një bisede telefonike me presidentin e Francës, Makron”

    “Kryeministri dhe vartësit e tij duhet ta kuptojnë se as ata, as Makroni, nuk janë, as nuk mund të jenë mbi Kuvendin e Kosovës. Apo me këto qëndrime qeveritarët tanë duan të tregojnë se i kanë hipur në qafë, jo vetëm popullit por edhe organit legjislativ që i ka zgjedhur”, ka përfunduar Lauka.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark