×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Lavrov tregon skenarin se kur mund të përfundojë lufta

    Insajderi
    17 May 2023 - 16:47

    Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergey Lavrov, ka thënë të mërkurën se lufta në Ukrainë mund të përfundojë “kur Shtetet e Bashkuara të Amerikës të braktisin aleatët e saj, ashtu siç bëri në Afganistan”.

    Siç raporton agjencia ruse e lajmeve Tass, Lavrov e ka thënë këtë në një intervistë për kanalin televiziv Tsargrad.

    Kreu i diplomacisë ruse ka thënë se SHBA-ja “i braktisi liderët afganë te të cilët mbështetej gjatë okupimit 20-vjeçar të atij vendi”.

    “Shpresoj që politikanët modernë t’i kushtojnë vëmendje historisë. Shkencëtarët politikë shkruajnë shumë për të. Ata parashikojnë se kjo do të zgjasë për aq kohë sa amerikanët kanë nevojë për ta. Këta njerëz (qeveria në Kiev) do të jenë në pushtet për sa kohë që Amerika ka nevojë për ta”, ka thënë Lavrov.

    Deklarata të tilla janë të shpeshta nga zyrtarët rusë. Ata mohojnë krimet kundër njerëzimit që po kryejnë në Ukrainë, por vazhdimisht fajësojnë SHBA-në për çdo gjë.

    Pushtimi rus i Ukrainës nisi më 24 shkurt të vitit të kaluar.

    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark