×
  • Sport
  • Sport / Insporti

    Lazio largon nga ekipi djalin e Igli Tares

    Insajderi
    19 July 2022 - 14:21
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Thellohet hendeku mes Lazios dhe Igli Tares. Pas heqjes së kompetencave si drejtor te sektori i të rinjve dhe femrave, vjen edhe largimi i djalit të Tares që po stërvitej me “Primaveran”.

    Të rinjtë e Lazios do t’iu nënshtrohen ekzaminimeve mjekësore të epokës së re. Ky proces nisi sot dhe do të përfundojë të enjten në “Paideia”, deri pasnesër, ditën në të cilën është planifikuar dreka në Formello dhe nisja e mëpasshme për në Roccaporena.

    “Lazio Primavera” do të qëndrojë në kampin stërvitor të fshatit Cascia deri më 31 korrik. Pankina iu besua Stefano Sanderra, ish-trajnerit të Hibernians, kampioni në fuqi i Maltës. Surprizë mund të konsiderohet argimi i djalit të drejtorit sportiv të klubit bardhekaltër, Igli Tare nga të rinjtë e Lazios.

    Etienne Tare u lirua më 30 qershor, me klubin që nuk e konsideroi të përshtatshme vazhdimin e kontratës së tij. Kësisoji, Tare junior do të largohet nga Lazio dhe do të detyrohet të gjejë një ekip të ri, ndoshta në Serie C.

    Rezultati i tij në sezonin e fundit të “Primavera 2” ishte 6 gola dhe 2 asiste në 23 ndeshje, shpeshherë nën hijen e paraqitjeve të rëndësishme të Valerio Crespi. Përtej asaj që do të jetë e ardhmja e Iglit në hierarkinë drejtuese të Lazios, Etienne tani ka përshëndetur stafin dhe bashkëlojtarët.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark