×
  • Lajme
  • Lajme

    LDK distancohet nga “anëtari rebel” i gatshëm të luftojë sërish me Serbinë

    Insajderi
    17 January 2017 - 18:01

    Kishte qenë viti 1998 kur oficeri i pensionuar britanik, Jon Harrison, e kishte lënë Anglinë, për të ardhur në Kosovë, aty ku kishte krisur lufta.

    Sipas rrëfimit që ai e kishte dhënë për mediat ndërkombëtare, vendimin e kishte marrë pasi kishte parë terrorin që po bëhej në Kosovë.

    Kishte vendosur t’i bashkëngjitej Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, përkatësisht brigadës 138 Agim Ramdani.  Fillimisht kishte ndihmuar në ushtrimin e manovrave për ushtarët e UÇK-së por edhe ishte në vijën e parë të fronit.

    17 vite pas, kur Harrison gëzon statusin e veteranit të UÇK-së dhe librezën e anëtarësimit në partinë, Lidhja Demokratike e Kosovës, dhe kur vendi po kërcënohet edhe me fjalorë lufte nga presidenti serb, Tomisllav Nikoliq, ish-oficeri britanik ka dalë përsëri vullnetar për të luftuar sërish kundër Serbisë.

    “Unë do të luftojë me çdo qelizë të trupit tim dhe të atyre që mendojnë se unë flas me fjalë të kota …… edhe ju do të habiteni, do të luftoj për Kosovën time të dashur deri në vdekje. Unë kurrë nuk do ta lë agresioni serb ta fusë këmbën në tokën e Kosovës, e keni vrarë mjaftë në truallin kosovar. Kurrë, mbi trupin tim të vdekur”, ka thënë Harrison gjatë ditës së martë.

    Por një qëndrim i tillë, për partinë e kryeministrit Isa Mustafa, nuk përfaqëson qëndrimin e LDK-së karshi kërcënimeve të autoriteteve serbe.

    LDK

    Nënkryetari i LDK-së, Haki Rugova, duke folur për Insajderin, ka mohuar se një qëndrim i Harrioson, është zë që përfaqëson LDK-në.

    “Jo, ai mund të jetë qëndrimi i tij personal por në asnjë mënyrë nuk e përfaqëson qëndrimet e Lidhjes Demokratike të Kosovës”, ka thënë Rugova.

    Harrison ishte anëtarësuar në LDK me 19 dhjetor të vitit të kaluar, nga vet kryetari i kësaj partie, kryeministri Isa Mustafa. Emrin e Harrisonit e mbanë edhe një rrugë në Prizren.

    Kur Harrison ishte anëtarësuar në UÇK para 17 viteve, LDK ka qenë partia  e cila ende këmbëngulte në zgjidhjen e çështjes së Kosovës përmes rrugës së paqes dhe në bashkëpunim me komunitetin ndërkombëtarë.

    Në atë kohë, strukturat e UÇK-së ishin kundër LDK-së që njihej si parti e paqes. 17 vite pas, drejtuesit e kësaj partie dhe ata të UÇK-së që formuan PDK-në janë në koalicion qeveritar, që si zgjidhje të problemeve mes Kosovës dhe Serbisë e shohin dialogun e ndërmjetësuar nga Brukseli./Insajderi.com

    Lexoni në Insajderi edhe #DosjaGrande

    [arve url=”https://www.youtube.com/watch?v=jMGxdadMk-s&list=PLIKGlbXyvgfjg89cYApXRQ78Ul9rI_sNM”/]

    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark