×
  • Lajme
  • Lajme

    LDK-ja paralajmëron mocion për rrëzimin e qeverisë

    Insajderi
    24 September 2018 - 14:03
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Lidhja Demokratike e Kosovës po thotë se shumë shpejt do të bëjnë mocion për rrëzimin e qeverisë.

    Një gjë të tillë e ka thënë nënkryetari i LDK-së, Agim Veliu.

    Ai ka thënë se vendi është në një krizë institucionale dhe si rezultat qeveria nuk po mund të merret me tema të mëdha.

    “Do ta përgatisim një mocion sa ma shpejt pasi vendi është në një krizë politike dhe institucionale. Kjo qeveri nuk ka mundësi të vazhdojë të merret me temat e mëdha”, është shprehur Veliu.

    Këto deklarime ai i ka bërë pas mbledhjes që kryetari Isa Mustafa e mbajti me grupin parlamentar të LDK-së. /Insajderi.com

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark