×
  • Sport
  • Sport

    Legjenda e Liverpoolit mendonte se Lucas Leiva ishte nga Kosova

    Insajderi
    09 April 2017 - 14:48
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Legjenda e Liverpooli, Mark Lawrenson ka thënë se nuk e besonte që futbollisti Lucas Leiva ishte Brazilian, por mendonte që ai ishte nga Kosova për shkak të stilit të tij të lojës.

    Lawrenson, në një intervistë me Liverpool TV, ka thënë me ironi se kur Lucas Leiva ishte transferuar në Liverpool në vitin 2007, ai dukej sikur kishte ardhur nga Kosova dhe jo nga Brazili.

    Legjenda e Liverpoolit e kishte fjalën për stilin e lojës që e ka Leivan, duke thënë se “Lucas nuk kishte prekje të mirë të topit”.

    “Nëse e mbani mend kur ka nënshkruar në fillim, përgjatë vitit të parë apo edhe të dytë të gjithë thanë që ai nuk mund të jetë brazilian, ai duhet të jetë nga Kosova pasi nuk kishte prekje të mirë të topit. Por ai me të vërtetë e kishte [këtë prekje të topit v.vj] dhe tani ai vjen e luan edhe vetëm përparon në atë drejtim”, ka thënë Lawrenson.

    “Nuk ngopesh me njerëz të tillë në skuadër. Dhe me që ra fjala, ai ende është një lojtar i mirë”, tha Lawrenson për televizionin LFC.

    Leiva ka zhvilluar 26 ndeshje me Liverpoolin këtë edicion, derisa ka arritur të shënojë një gol dhe të realizoi një asistim për gol. /Insajderi.com

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark