
Leicester është vënë para një presioni të madh të fitimit të Premier Leagues. Pritjet dhe shpresat janë shumë të mëdha tek tifozët dhe drejtuesit e skuadrës, analizon BBC, raporton Insajderi.
Fitorja e Leicester Cityt ndaj Manchester Cityt – rezultati më i rëndësishëm i sezonit deri më tani në atë që po kthehet në një histori mahnitëse – do të thotë që s’ka vend për mosbesim në skuadrën e Claudio Ranieri.
“Dhelprat” e merituan plotësisht fitoren 3-1 ndaj Manchester Cityt në Stadiumin Etihad, duke e çuar skuadrën 5 pikë përpara ndjekësit më të afër Arsenalit dhe duke marrë epitetin e favoritit më të madh për titull në Premier League.
Dhe kjo hoqi dyshimet se Leicester mund të luftojë për Premier Leaguen, sepse deri tani konsiderohej surprizë fakti që ata udhëhiqnin me kampionatin.
Mënyra në të cilën Leicester erdhi në Manchester dhe fitoi në mënyrë bindëse në testin e tyre më të madh të sezonit ishte projektuar për të bërë edhe skeptikët të besojnë.
Ishte një paraqitje zgjuar dhe e pjekur që ka konfirmuar cilësinë e skuadrës së Ranierit. Leicester nuk shihen si trimat nën hije por si një klub në pozitë, tashmë për të bërë histori në futbollin ndërkombtarë.
Leicester nuk mund ta paraqesin vetën si në një udhëtim imagjinarë ku nuk kanë asgjë për të humbur – atje tani duhet të zhgënjehen nëse se fitojnë titullin.
Por, si do ta mbajë Leicesteri presionin e madh dhe pritjet e të gjithë opinion futbolldashës?
Ish sulmuesi i Norëich Cityt Chris Sutton, përshkruan rrezikun që kanë nga presioni skuadra më të vogla si Leicesteri të cilat futen në pjesën e epërme të tabelës dhe e ndjejnë peshën e pritjeve të njerzëve.
Ai rikujton se si skuadra e tij e atëhershme Norwich, e la titullin t’i ikte nga duart në sezonin 1992-93, kur ata ishin me një pikë më shumë se ndjekësi i parë, me 6 ndeshje që kishin mbetur deri në përfundim.
Sutton i tha BBC-së: “Sa më shumë që qëndroni në krye, dhe sa më afër që i afroheni suksesit, edhe më e vështirë bëhet. Ne shkuam deri në Mars si lider në tabelë dhe aty na erdhi goditja. Dhe aty papritur filluam të mendojmë se a mundemi ne me të vërtetë ta fitojmë ligën.
“Kudo që shkonim në Norwich, njerëzit pyesnin ‘A mund ta fitojmë ne ligën?’, ndërsa ne mendonim ‘Si jemi ende në garë?’ dhe filluam ta pyesim vetën ‘Çka nëse ne e fitojmë atë?’.
“Ishtë një lloj presioni që ishte i ri për të gjithë ekipin dhe ne dështuam në momentin më të madh”, shtoi ai.
Në atë vit Manchester United fitoi titullin, dhe Norwichi përfundoj e treta.
Ndërsa, futbollisti më në formë i Leicesterit, Mahrez tha: “Ne do të vazhdojmë të ëndërrojmë edhe më tej, do të vazhdojmë të luftojmë për titullin dhe ta shohim se çfarë do të ndodhë.”
Dështimi mund të vijë, por Leicester ende nuk ka dhënë shenja dobësimi deri tani.
Ndryshimi i perceptimit ndaj Leicesterit erdhi në momentin kur Leicester City fitojë në Etihad ndaj Manchester Cityt dhe papritur “dhelprat” u cilësuan si favoritë nga kompanitë më të mëdha të basteve në botë.
Ranieri, bëri shaka me kompanitë e basteve duke thënë: “Nuk i besoj atyre zakonisht. Ata thanë se unë do të isha menaxheri i parë që do shkarkohesha – por shpresoj se kësaj radhe do të kenë të drejtë.”
Dyshimi më i madh erdhi pas humbjes ndaj Tottenhamit në rrethin e 3-të të Fa Cup, dhe një fitoreje të vështirë ndaj Stoke Cityt në shtëpi. Por, fitorja ndaj skuadrës së Pellegrinit të shtunën, ka qenë më shumë se bindëse për skeptikët.
Do të ishte vërtet ironi e shijshme nëse Ranieri do të qëndronte para fytyrës së pronarit të Chelseat në ndeshjen e fundit në Stamford Bridge, njeriu që e shkarkoi atë në vitin 2004, si kampion i Premier Leagues.