Ish-kryetari i Gjakovës, Pal Lekaj, ka thënë se e kishte shkarkuar Arbërie Nagavcin nga pozita e Drejtoreshës së Shkollës “Yll Morina” me kërkesë të këshillit të prindërve dhe për shkak të performancës të dobët.
Ai kështu ka komentuar vendimin e Ministrisë së Arsimit për ndalimin e praktikës së blerjes së librave nga shteti, duke iu bartur mjetet financiare prindrëve që t’i blejnë librat.
”Nuk e kam pasur ndërmend ta tregoja kurrë, mirëpo po ndihem i detyruar. Çka keni pritur më shumë nga ministrja Nagavci që para më shumë se 10 viteve e kam shkarkuar nga pozita e Drejtoreshës së Shkollës “Yll Morina” me kërkesë të këshillit të prindërve dhe performancë të dobët”, ka shkruar Lekaj në Facebook.
Arbërie Nagavci është kritikuar nga opozita për shkak të këtij vendimi, që sipas tyre do të vështirojë procesin e blerjes së librave