×
  • Sport
  • Sport

    Lëkundje te Real Madridi – kjo është arsyeja

    Insajderi
    09 March 2023 - 16:57
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Merkatoja e verës duket ende e largët, por në Madrid kanë nisur të bëjnë planifikimet e rastit. Në ndryshim nga sezonet e fundit, kjo e verës së ardhshme pritet të jetë një merkato me shumë lëvizje te Reali.

    Një pjesë e mirë lojtarëve që kemi parë deri më tani nuk do të jenë më pjesë e klubit. Konkretisht, janë të paktën 11 lojtarë, të cilët mund të lënë Madridin duke nisur nga 1 korriku i këtij viti.

    Lajmi është bërë me dije nga gazeta “Mundo Deportivo”, që ka përpiluar dhe listën e lojtarëve, ku përfshihen dhe disa kolona të klubit si Benzema, Kros e Modriç mes të tjerëve.

    Shtatë prej lojtarëve të kësaj liste përfundojnë kontratën me Realin e Madridit dhe për momentin ende nuk ka pasur një vendim për rinovimin e tyre. Ndërkohë që të tjerët do të largohen për zgjedhje teknike të klubit.

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Insporti
    18 April 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark