×
  • Lajme
  • Lajme

    Lendi Mustafa: Kërkojmë liri për ta shprehur veten ashtu siç jemi

    Insajderi
    10 October 2018 - 12:47
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Lendi Mustafa aktivist i CEL Kosovo, në fjalimin para pjesëmarrësve në paradën LGBTI ka thënë se sot kërkojnë mundësi të barabarta për të gjithë.

    Sipas tij sot ata po kërkojnë liri për të gjithë personat që i takojnë këtij komuniteti, dhe nuk po kanë mundësi të çlirohen nga presioni.

    “LGBTI ka marshu për me kërku të drejtat fundamentale. Sot në emër të Lirisë i ftojmë të gjitha institucionet që të ofrojnë mundësi të barabrta. Sot kërkojmë liri për personjat që s’kanë mundësi të çlirohen nga presioni. Të jetojnë jetën e tyre. Për ta shprehur veten ashtu siç jemi”, ka thënë Mustafa.

    Ai ka kërkuar nga të gjithë që të jenë të bashkuar deri në fund.

    “Do të qëndrojmë të bashkuar deri të fund. Dua t’i falënderoj të gjithë vullnetarët për punën e tyre”, deklaroi Mustafa.

    Në këtë paradë morën pjesë qindra persona. /Insajderi.com

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark