×
  • Lajme
  • Lajme

    “Lëndim i lehtë trupor”, cilësimi skandaloz i Policisë për sulmin brutal ndaj gruas në market

    Insajderi
    25 October 2021 - 22:47
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Një grua që kishte dalë për të kryer pazarin në supermarketin “Interex”, në Lagjen e Spitalit, përfundoi në spital, kjo ndodhi pasi që një person në sytë e gruas dhe fëmijëve e godet pamëshirshëm atë disa herë me karrocë, e më pas fillon ta godasë edhe me grushte.

    Nuk është rasti i parë dhe duket se nuk do të jetë as i fundit ku dhuna konsiderohet nga shteti si një gjë jo shqetësuese, rasti që ndodhi në supermarketin “Interex” ku janë shfaqur pamje të rënda të dhunës ndaj një gruaje nga shteti cilësohet si “lëndim i lehtë trupror”.

    Këtë mesazh shteti ynë ja dedikon përdhunuesit duke e “motivuar” atë për veprimin e bërë, e kjo është mjaft shqetësuese.

    Në pikëpamjet e organeve kompetente po harrohet edhe dëmtimi psiqik i gruas po edhe i familjes së dhunuesit njeriut që ushtroi dhunë, një traumë e cila nuk duhet menjanuar asesi, e duhet dënuar jo vetëm për veprimin.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark