×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Lëndohet një shtetas i huaj në Brezovicë, ja si u shpëtua nga Shërbimi i Kërkim-Shpëtimit

    Insajderi
    03 January 2023 - 09:04
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Një shtetas i huaj është lënduar gjtë ditës së djeshme në Brezovicë. Lajmi është bërë i ditur nga Shërbimi i Kërkim-Shpëtimit.

    “ShKShMK në orën 14:20 ka pranuar një thirrje telefonike për ndihmë në një aksident malor në zonën e qendrës skitare të Brezovicës”, thuhet në njoftim, shkruan Gazeta Insajderi.

    Njoftimi i plotë:

    ShKShMK në orën 14:20 ka pranuar një thirrje telefonike për ndihmë në një aksident malor në zonën e qendrës skitare të Brezovicës.

    ShKShMK menjëherë ka lajmëruar Policinë e Kosovës për aksidentin dhe ka filluar koordinimim e shpejtë me anëtarët dhe institucionet e sigurisë.

    Fatmirësisht është arritur që të kontaktohet i lënduari (shtetas i huaj) dhe i njëjti ka dërguar koordinatat e vendodhjes së tij.

    Me anë të telefonit është kontaktuar edhe personi i dytë që ka qenë në aktivitetin bjeshkatarisë së bashku me të lënduarin, por nuk kishte patur çasje vizuele te i lënduari shkaku i terrenit malor.

    Të dytë janë këshilluar në telefon për të qëndruar të qetë dhe iu është treguar për elemente të tjera të sigurisë.

    Në një kordinim të shpejtë me policinë dhe qendrën skitare është mundësuar transportimi i shpejtë i shpëtuesve malor me teleferik në pikën më të lartë, dhe nga aty tre shpëtues malor të ShKShMK-së, një policë i Kosovës dhe një shpëtues i qendrës skitare të Brezovicës, kurse skuadra tjetër e ShKShMK ishin nisur për tu ngjitur drejt të lënduarit me pajisje për ndihmë dhe evakuim tokësor.

    Ndërkohë ekipet e Zjarrfikësve nga Shtërpca kishin filluar mbështetjen dhe afrimin në zonë.

    I lënduari është lokalizuar shumë shpejtë në orën 16:25 në vendin e quajtur shkëmbi i kuq masivi i Piribregut/Malet e Sharrit,i cili fatkeqësisht kishte rrëshqitur në faqe malore rreth 450 m, dhe pa humbur kohe i është dhënë ndihma e parë.

    Pas një koordinimi të vazhdueshëm me institucionet e RKS-së dhe KFOR-in kemi kërkuar që te bëhet evakuimi nga ajri, shkaku i natyrës së lëndimeve.

    Pa vonuar shumë, një Helikopter i KFOR-it ka mbëritur në kordintat e dërguara nga anëtarët tanë dhe i lënduari ështe evakuar deri te helikopteri dhe është transportuar deri në kujdesin mjekësor

    Te lënduarit i dëshirojmë shërim të shpejtë, dhe i falenderojmë të gjithë pjesëmarrësit në këtë operacion:

    ShKShMK, Policinë e Kosovës, Zjarrfikësit, KFOR-in, Kërkim-Shpëtimin e Brezovicës, Qendrën Skitare të Brezovicës, vullnetarët të tjerë.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark