Xherdan Shaqiri është lënduar në ndeshjen e Premier Ligës angleze që skuadra e tij Stoke City e zhvilloi ndaj Bounermouth-it, në Britannia Stadium.
Shaqiri u lëndua në minutën e 31-të të takimit pas një ndërhyrjeje që iu bë kosovarit dhe u zëvendësua nga serbi me nënshtetësi spanjolle Bojan Krkic.
Do duhet të pritet për ekzaminimet mjekësore në mënyrë që të informohemi më saktësisht rreth lëndimit që pësoi futbollisti nga Zhegra e Gjilanit. /Insajderi.com