×
  • Showbiz
  • Show / Showbiz

    Leonardo DiCaprio dhe modelja Gigi Hadid çifti i ri i showbiz?

    Insajderi
    14 September 2022 - 10:51
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    A është Leonardo DiCaprio në një lidhje me Gigi Hadid? Sipas “People”, 47-vjeçari fitues i Oskarit i ka vënë syrin modeles 27-vjeçare. Më pak se një muaj pas përfundimit të lidhjes së tij të dashurisë me Camila Morrone, e cila zgjati 4 vite, aktori u pa në shoqërinë e femrave të bukura, por sipas thashethemeve ai do të synonte një takim me Gigi-n. Për momentin duket se nuk ka reciproke por daljet me miqtë mund të intensifikohen.

    ‘Intouch’ raportoi se Leonardo DiCaprio dhe Gigi Hadid janë parë disa herë bashkë këtë verë. Ajo ka hedhur pas krahëve lidhjen e dashurisë me Zayn Malik të One Direction, me të cilin ka një vajzë Khay, 2 vjeç dhe DiCaprio i ka dhënë fund një lidhjeje katërvjeçare dashurie me modelen Camila Morrone.

    Ndarja mes Leonardo DiCaprio dhe Morrone (të cilët kanë 22 vjet diferencë) ndodhi në korrik, pak pas ditëlindjes së Camila-s (në qershor ku ajo fiku 25 qirinj) dhe për këtë arsye shumë kanë ironizuar se fituesi i Oskarit zgjedh vetëm femrat nën moshën 25 vjeç. Që atëherë ai është parë jashtë dhe duke u shoqëruar me vajza të bukura çdo natë. Në verë ai u fotografua në Saint-Tropez me modelen ukrainase Maria Beregova, 22 vjeçe, e divorcuar.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark