×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Leposaviq: Kryetari mbetet në zyrë

    Insajderi
    30 May 2023 - 19:00
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Kryteari i ri i Lepasaviqit vazhdon të që qëndrojë në komunë edhe pas 36 orëve, madje raportohet se i njëjti nuk ka dal për asnjë moment jashtë objektit.

    “Kur kanë kaluar më shumë se 36 orë, kryetari i ri i kësaj komune ende vazhdon të jetë aty dhe nuk ka dalë për asnjë moment as jashtë objektit dhe as nuk është parë në dritare të objektit të komunës”, raporton Klan Kosova.

    E gjithë situata mes protestuesve dhe KFOR-it italian sot është karakterizuar e qetë, pavarësisht se herë pas here ka pasur disa tensione, sidomos si në një rast kur dy udhëheqësit e protestës, që janë ish-kryetari i Leposaviqit Zoran Todiq dhe ish-deputeti i Listës Serbe Sllavko Simiq kanë kaluar kordonin e KFOR-it dhe janë futur brenda për të diskutuar me udhëheqësit dhe në atë moment ka pasur edhe një eskalim të protestuesve ndaj mediave kosovare.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark