×
  • Sport
  • Sport

    Lëshohet urdhër arresti për Robinhon – nëntë vite burg për përdhunimin e shqiptares

    Insajderi
    18 February 2023 - 19:29
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Italia ka kërkuar që ish-sulmuesi i Milanit dhe Brazilit, Robinho të vuajë një dënim me nëntë vite burg për përdhunim.

    Në një deklaratë, ministria braziliane konfirmoi se ka marrë një kërkesë të tillë pa përmendur emrin e lojtarit, derisa avokati i lojtarit ende nuk ka bërë asnjë koment.

    Kërkesa do të analizohet nga Departamenti i Riatdhesimit të Pasurive dhe Bashkëpunimit Ligjor Ndërkombëtar të Ministrisë së Drejtësisë, kanë bërë të ditur autoritetet braziliane, raporton Reuters.

    Robinho, emri i plotë i të cilit është Robson de Souza, jeton në Brazil dhe gjithmonë i ka mohuar akuzat.

    Në fillim të kësaj jave, Ministria e Drejtësisë e Italisë kishte lëshuar një urdhër arresti ndërkombëtar për lojtarin, pasi gjykata e lartë e vendit konfirmoi dënimin e tij për përdhunim të një gruaje të re shqiptare në janar të vitit 2013.

    Por, Brazilit nuk i ekstradon shtetasit e tyre, që do të thotë se Robinho do të përballet me arrestimin vetëm nëse ai udhëton jashtë vendit.

    Një gjykatë e Milanos në vitin 2017 e shpalli Robinhon dhe pesë brazilianë të tjerë fajtorë për përdhunimin në grup të gruas shqiptare. Dënimi u konfirmua nga një gjykatë apeli në vitin 2020 dhe u vërtetua nga Gjykata e Lartë e Italisë muajin e kaluar.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark