×
  • Sport
  • Sport / Insporti

    Lëshonte gazra në dhomën e zhveshjes, Lyoni përjashton lojtarin nga klubi

    Insajderi
    10 May 2022 - 09:16
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Lyoni ka larguar nga skuadra Marcelo Antonio Guedes Filhon pas një skandali në dhomën e zhveshjes, që gjeti pretekst edhe në formën e tij aktuale.

    Klubi francez nuk e ka toleruar më asnjë minutë lojtarin dhe vendoi ta përjashtonte atë nga skuadra në formë të menjëhershme.

    Sipas asaj që raporton L’Equipe, Marcelo lëshonte gazra në dhomën e zhveshjes dhe kjo situatë e rëndoi edhe më shumë të ardhmen e tij në klub.

    Juninho, i cili nuk e pëlqeu atë, vendosi ta shfrytëzonte mundësinë për t’i kujtuar atij paraqitjet e dobëta në fushë dhe e përjashtoi nga klubi.

    Natyrisht se një lajm i tillë ka befasuar futbolldashësit në Francë, që nuk e kanë pritur se një lojtar mund të largohet nga skuadra për shkak të lëshimit të gazrave.

    Mund të ketë pas ankesa edhe nga bashkëlojtarët për shkak të veprimit të tij, e që ai tashmë është larguar nga ambientet e klubit. /Telegrafi/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark