Çështja e emrit të palestres së Istogut vijon të mbetet kryetemë në këtë qytet, shkruan Insporti.
Emri më i lakuar ka qenë ai i boksierit Besim Kabashi, i cili vdiq tragjikisht në vitin 2011.
Për këtë, qytetarët e Istogut kishin bërë një peticion ku kishin mbledhur 5 mijë nënshkrime.
I pyetur nga Insporti disa javë më herët sesi do të quhet palestra e re në Istog, kryetari i komunës, Haki Rugova u përgjigj: “Palestra ende nuk ka përfunduar. Është në punime finale apo disa “cikrrime”. Pastaj do të merremi me emërtimin e saj, pa tensione politike, pa politika dhe gjithsesi duke e respektuar vullnetin qytetar dhe ligjor”.
Vëllau i Besimit, Visari, nëpërmjet një postimi në Facebook gjatë ditës së sotme ka bërë të ditur se edhe disa nga legjendat e sportit në Kosovës, janë për që emri i palestres në Istog të jetë ”Besim Kabashi”.
Më poshtë postimi i tij i plotë. /Insporti/