×
  • Sport
  • Sport

    Lewandowski dhe ish-agjenti i tij “takohen” në gjyq

    Insajderi
    02 February 2023 - 20:32

    Lojtarët që veshin fanellën e Barcelonës duket se janë pajtetër të “detyruar” të paraqiten të paktën 1 herë në gjykatë dhe tashmë në “rrejtën” e drejtësisë ka rënë Robert Lewandowski ndaj të cilit është ngritur një akuzë nga ish-agjenti i tij, Cesary Kucharski, në vitet 2010-2018.

    Kucharski akuzon sulmuesin e Barcelonës se ka transferuar para nga llogaritë e kompanisë së tyre në llogaritë personale të tij dhe gruas së tij Anna pa dijeninë e një partneri.

    Lewandowski, nga ana tjetër, akuzon ish-agjentin e tij për shantazh.

    Si provë, ai citoi një regjistrim të bisedave me ish-agjentin.

    Lewa i dha gjykatës regjistrimet e tre bisedave që u zhvilluan midis shkurtit 2018 dhe janarit 2020, për të cilat Kucharski deklaron se ato janë redaktuar.

    Mosmarrëveshja mes palëve tashmë vazhdon prej disa vitesh, me futbollistin dhe ish-përfaqësuesin e tij, të cilët kanë zhvilluar një sërë takimesh për ta zgjidhur atë, por nuk arritën kurrë një marrëveshje..

    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark