Siç duket, sulmuesi polak, Robert Lewandowksi e ka ndarë mendjen për t’u larguar nga Bayern Munich pas tetë viteve qëndrim në Allianz Arena.
Nga ajo që u pa sot në barazimin ndaj Wolfsburg, Lewandowski sikur u përshëndet me tifozët e tij në ndeshjen e fundit të Bundesligas për këtë sezon.
Nuk dihet ende nëse kjo ishte një lamtumirë e sulmuesit polak kundrejt tifozëve të tij.
Vlen të theksohet se, spekulimeve të ditëve të fundit në mediat e ndryshme evropiane se Lewa ka kërkuar largimin nga Bayerni i ka konfirmuar edhe drejtori sportiv, Hasan Salihamidzic.
33-vjeçari ka pasur një vit fantastik me Bayernin, ku në 46 ndeshje zyrtare ka shënuar 50 gola dhe ka asistuar në shtatë të tjerë.
/Insajderi