×
  • Sport
  • Sport / Insporti

    Lewandowski prezantohet para tifozëve në Camp Nou

    Insajderi
    05 August 2022 - 13:46

    Sulmuesi polak, Robert Lewandowski është prezantuar edhe zyrtarisht si lojtar i Barcelonës, edhe pse tashmë ka luajtur disa miqësore pas transferimit nga Bayern Munichu.

    Lewandowski kompletoi transferimin e tij nga Bayerni te Barcelona në javën e fundit të muajit korrik për një shifër rreth 50 milionë euro.

    Megjithatë, polakut iu desh të bashkohej me klubin në përgatitjet para-sezonale në Shtetet e Bashkuara e Amerikës.

    Kështu, prezantimi i ‘Lewas’ para tifozëve të Barcelonës në Camp Nou, ka ardhur vetëm sot (e premte).

    Nën një pritje të ngrohtë dhe me një stadium bukur të mbushur, Lewandowski është parë i lumtur në prezantim.

    Befasia e madhe ishte fanella me numër 9, e cila në sezonin e fundit është mbajtur veshur nga Memphis Depay, i cili nuk është larguar ende nga Barcelona. /Telegrafi/

    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark