×
  • Sport
  • Sport / Insporti

    Liga e Konferencës/ Caktohen gjyqtarët për ndeshjet e Dritës, Gjilanit dhe Llapit

    Insajderi
    21 June 2022 - 16:14
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Tri skuadrat nga Kosova; Drita, Gjilani dhe Llapi do të marrin pjesë në garat e Ligës së Konferencës këtë vit.

    Drita do të përballet me skuadrën nga Finlanda, Inter Turku, Gjilani me Liepajan e Letonisë, kurse Llapi me ekipin nga Mali i Zi, Buduçnosti.

    UEFA ka caktuar tashmë edhe gjyqtarët që do të ndajnë drejtësinë në këto ndeshje.

    Te Inter Turku – Drita janë caktuar katër gjyqtarët nga Republika e Çekisë. Jan Petrik do të jetë kryesori, teksa ndihmësit e tij do të jenë Kamil Hajek dhe Matej Vlcek – Jan Machalek është caktuar si gjyqtar i katërt.

    Gjyqtarët nga Uellsi do të ndajnë drejtësinë në ndeshjen Gjilani – Liepaja. Robert lan Jenkis si kryesor, do të ketë Lewiss Edwards dhe Johnathon Bryant ndihmës. Jonh Andrew Jones është caktuar për në rolin e gjyqtarit të katërt.

    Kurse, te përballja mes Buduçnostit dhe Llapit janë caktuar gjyqtarët nga Zvicra.

    Fedayi San do të jetë gjyqtari kryesor, i cili do të asistohet nga Stephane De Almeida dhe Zurcher Benjamin, derisa Sandro Scharer do të jetë gjyqtar i katërt.

    Kujtojmë se Drita lojën e parë do ta luajë më 6 korrik në Finlandë, Gjilani të parën më 7 korrik në Prishtinë, kurse Llapi në udhëtim më 7 korrik gjithashtu

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark